Forumi Social Përmbyllës I Projektit “Reagim Aktiv”
Data: 27 Mars 2026 Ora: 10:00 – 12:00
Forumi përmbyllës i projektit “Reagim Aktiv – OSHC-të dhe Personat me Aftësi të Kufizuara për Mjedisin në Bashkinë Shkodër” kishte për qëllim promovimin e përfshirjes aktive të personave me aftësi të kufizuara në çështjet mjedisore dhe në proceset e reagimit ndaj emergjencave natyrore, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile, komunitetit akademik, medias dhe vetë personave me aftësi të kufizuara. Aktiviteti synoi të prezantojë rezultatet e projektit, të shkëmbejë praktika dhe përvoja të mira, si dhe të identifikojë rekomandime konkrete për politika dhe veprime të ardhshme në nivel lokal.
Pjesëmarrësitpërfshinin:
Përfaqësues të Bashkisë Shkodër dhe drejtorive përkatëse.
Përfaqësues të Prefekturës Shkodër dhe strukturave të Mbrojtjes Civile.
Përfaqësues të Universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe Fakultetit të Shkencave të Edukimit.
Përfaqësues të Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar.
Përfaqësues të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në fushën e aftësisë së kufizuar, mjedisit dhe përfshirjessociale.
Persona me aftësi të kufizuara dhe familjarë të tyre.
Studentë dhe vullnetarë të angazhuar në aktivitetet e projektit.
Përfaqësues të medias lokale.
Ekspertë të fushës së mjedisit dhe çështjeve psikosociale.
Numri total ipjesëmarrësve:70persona +
Në Shkodër, te salla e keshillit Bashkiak, u zhvillua Forumi Përmbyllës i projektit “Reagim Aktiv – OSHC-të dhe Personat me Aftësi të Kufizuara për Mjedisin në Bashkinë Shkodër”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve vendore dhe qendrore, organizatave të shoqërisë civile, universiteteve, medias, studentëve, vullnetarëve dhe personave me aftësi të kufizuara.
Aktiviteti u moderua nga gazetari Ergys Kavaja dhe lehtësuesja lokale e projektit Nora Banda. Pas regjistrimit të pjesëmarrësve dhe kafes së mirëseardhjes, forumi u hap me fjalë përshëndetëse të përfaqësuesve institucionalë dhe organizatës zbatuese.
Në fjalën e hapjes, Nora Banda prezantoi qëllimin e forumit dhe rëndësinë e krijimit të një dialogu të hapur për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në çështjet mjedisore dhe menaxhimin e emergjencave. Mesazhi kryesor i forumit ishte se “Përfshirja është pjesë e zgjidhjes, jo vetëm e problemit”.
Më pas, Luigj Mila, përfaqësues i organizatës zbatuese “Projekti Shpresa”, përshëndeti pjesëmarrësit dhe theksoi rëndësinë e fuqizimit të personave me aftësi të kufizuara si aktorë aktivë në komunitet dhe në proceset vendimmarrëse.
Në emër të Bashkisë Shkodër, Teuta Shala Qyteza, Zëvendëskryetare e Bashkisë, vlerësoi kontributin e projektit në rritjen e ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit lokal për përfshirjen sociale dhe mbrojtjen e mjedisit.
Në vijim, Eliana Laçej, Zëvendësrektore e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike dhe komunitetit për promovimin e qytetarisë aktive dhe gjithëpërfshirjes.
Prezantimi i Projektit “Reagim Aktiv” Në këtë sesion, Nora Banda prezantoi objektivat, aktivitetet kryesore dhe rezultatet e projektit.
Pikat kryesore të prezantuara ishin:
•Fuqizimi i personave me aftësi të kufizuara për pjesëmarrje aktive në çështjet mjedisore.•Zhvillimi i aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe trajnuese për mbrojtjen e mjedisit dhe reagimin ndaj emergjencave.
•Nxitja e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, OSHC-ve dhe komunitetit lokal.•Angazhimi i vullnetarëve dhe studentëve në aktivitete mjedisore dhe sociale.• Rritja e ndërgjegjësimit për të drejtat dhe nevojat e personave me aftësi të kufizuara në kontekstin e ndryshimeve klimatike dhe emergjencave natyrore.
Paneli I – Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në çështjet mjedisore dhe reagimin ndaj emergjencave natyrore
Z.Luigj Mila – Organizata “Projekti Shpresa”
• Theksoi rolin e organizatave të shoqërisë civile në promovimin e përfshirjes sociale.• Nënvizoi rëndësinë e pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara në iniciativat mjedisore.
• Evidentoi nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm ndërinstitucional.
Zj.Holta Duda – Prefektura Shkodër (Mbrojtja Civile)
• Prezantoi rëndësinë e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në planet e mbrojtjes civile.
• Theksoi koordinimin ndërinstitucional në menaxhimin e emergjencave.• Sugjeroi rritjen e aksesueshmërisë së informacionit gjatë situatave emergjente.
Zj.Aida Shllaku – Drejtoria e Mjedisit, Bashkia Shkodër
• Theksoi rëndësinë e politikave lokale mjedisore gjithëpërfshirëse.• Evidentoi rolin e komunitetit në mbrojtjen e mjedisit.• Promovoi përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në veprimet mjedisore.
Zj.Eranda Bilali – Fakulteti i Shkencave të Edukimit
• Nënvizoi rëndësinë e edukimit për përfshirje sociale.
• Theksoi rolin e universiteteve në zhvillimin e qytetarisë aktive.
• Promovoi bashkëpunimin akademi–komunitet.
Zj.Arlinda Kruja Bilali – Drejtoria e Shërbimeve Sociale
• Prezantoi rolin e shërbimeve sociale në mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara.• Evidentoi nevojën për koordinim ndërinstitucional.
• Theksoi qasjen e bazuar në të drejtat e njeriut.
Paneli II – Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përgjegjësia komunitare
Zj.Brisela Truma Kadija – Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar
• Theksoi rëndësinë e edukimit mjedisor në shkolla.
• Evidentoi rolin e të rinjve në nismat komunitare.
• Promovoi bashkëpunimin mes institucioneve arsimore dhe OSHC-ve.
Z.Dejan Cullafic – Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi
• Theksoi rëndësinë e aksesueshmërisë dhe barazisë.• Evidentoi detyrimet ligjore për mosdiskriminim.• Inkurajoi institucionet të eliminojnë barrierat ekzistuese.
Te rinjte: Romario Meta dhe Fatjona Nika – Përfaqësues të personave me aftësi të kufizuara•Ndanë përvoja konkrete mbi sfidat e përditshme.
•Theksuan rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në jetën komunitare.• Kërkuan më shumë mundësi për angazhim në çështjet mjedisore.
Znj.Pranvera Paçi – Përfaqësuese e Vullnetarëve
• Prezantoi kontributin e vullnetarëve në projekt.
• Theksoi rëndësinë e angazhimit të të rinjve.
• Inkurajoi zgjerimin e partneriteteve komunitare.
Z.Ergys Kavaja – Përfaqësuesi i medias locale
• Theksoi rolin e medias në ndërgjegjësimin publik.
• Evidentoi nevojën për raportim gjithëpërfshirës.
• Inkurajoi promovimin e historive pozitive të personave me aftësi të kufizuara.
Diskutimi i hapur dhe rekomandimet
Pjesëmarrësit ndanë komente, përvoja dhe sugjerime konkrete për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në çështjet mjedisore.
Përmbledhja e rekomandimeve
Z. Ervis Krymbi – Ekspert Mjedisi
• Përfshirja sistematike e personave me aftësi të kufizuara në politikat mjedisore lokale.
• Forcimi i edukimit dhe ndërgjegjësimit mjedisor.
• Investime në infrastrukturë të aksesueshme dhe të qëndrueshme.
Znj.Suela Ndoja – Eksperte për Çështje Psikosociale
rekomandime qe përfaqësojnë gjetjet kryesore të dala nga procesi i zhvilluar gjatë projektit, duke përfshirë trajnimin 4-ditor me OSHC-të dhe personat me aftësi të kufizuara, si dhe trajnimin 1-ditor me studentët. Ato reflektojnë gjithashtu përmbajtjen e letrës së pozicionimit, manualit për mbrojtjen nga emergjencat natyrore dhe rezultatet e testimit pilot të realizuar më parë.
• Rritja e pjesëmarrjes aktive të personave me aftësi të kufizuara dhe OSHC-ve në proceset vendimmarrëse lidhur me çështjet mjedisore.
• Fuqizimi i vetë-përfaqësimit dhe përfshirjes sociale.
• Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike, shërbimeve sociale dhe organizatave të shoqërisë civile.
Mbyllja e Forumit: Në përfundim, Nora Banda prezantoi përmbledhjen e rekomandimeve kryesore dhe falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre. U theksua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit dhe zbatimit të rekomandimeve të dala nga forumi për të garantuar një komunitet më të aksesueshëm, më të sigurt dhe më gjithëpërfshirës.
Pas mbylljes së forumit, pjesëmarrësit zhvilluan një vizitë simbolike pranë stolit të dedikuar promovimit të përfshirjes sociale të personave me aftësi të kufizuara, duke përcjellë mesazhin e solidaritetit dhe barazisë