Takim në Bashkinë Shkodër – Projekti “Reagim Aktiv”

Dhjetor, 2025
Në kuadër të projektit “Reagim Aktiv”, mbeshtetur nga #GreenAl dhe nga Agjencia Ndërkombetare Suedeze per Bashkepunim dhe Zhvillim, dhe Co-PLAN Institute for Habitat Development në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV - Cooperazione per lo Svilupo dhe zbatuar nga Projekti Shpresa në Shkodër, u zhvillua një takim në Drejtorinë e Mjedisit në Bashkinë Shkodër.

Takimi u zhvillua me praninë e Dr. të këtij institcioni, Zj. Aida Shllaku, Z. Luigj Mila, drejtues i Projekti Shpresa, si dhe Zj. Nora Banda, lehtësuse lakale e projektit.

Takimi kishte si qellim identifikimin dhe analizimin e problemeve mjedisore që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien publike dhe sociale të komunitetit, me fokus të veçantë të Personave me Aftësi të kufizuara.

Ky takim po ashtu do të shërbejë si një hap i rëndësishëm për forcimin e dialogut mes institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e politikave gjithëpërfshirëse që mbrojnë mjedisin dhe përmirësojnë cilësinë e jetës për të gjithë.

Pikat kryesore të diskutimit ishin:

● Identifikimi i problematikave mjedisore që ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien sociale të qytetarëve;

● Mënyrat për përfshirjen aktive të personave me aftësi të kufizuara në nismat mjedisore;

● Promovimi i rolit të artit dhe kreativitetit (p.sh. punimet në pirografi) si mjete ndërgjegjësimi dhe përfshirjeje sociale;

● Hapat drejt krijimit të një rrjeti bashkëpunimi mes institucioneve lokale, shkollave, organizatave dhe grupeve komunitare për mbrojtjen e mjedisit.

Bashkëpunimet e ardhshme të parashikuara:

● Organizimi i aktiviteteve edukative dhe sensibilizuese mbi çështjet mjedisore në komunitet;

● Fushata informuese dhe trajnime për përfshirjen e të rinjve dhe personave me aftësi të kufizuara në veprimtari mjedisore;

● Bashkëpunim të qëndrueshëm me Bashkinë Shkodër, institucionet arsimore dhe partnerët lokalë për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit social.

Mesazhi përfundimtar:

Kjo nismë synon të ndërtojë ura bashkëpunimi, të forcojë ndërgjegjësimin qytetar dhe të kontribuojë në formësimin e një të ardhmeje të gjelbër, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për qytetin e Shodrës.

Takimi u zhvillua me datë 21 nentor 2026

Abonohu në newsletter

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Kjo website është ndërtuar nga MilanoSites
cross