Takimi Përmbyllës i Stafit Multidisiplinar të Projektit “Fuqizimi i Shëndetit dheMirëqenies”

Dhjetor, 2025
Në kuadër të përmbylljes së projektit “Fuqizimi i Shëndetit dhe Mirëqenies: Mini-Laboratorë
të Angazhimit në Punë për Personat e Rritur Jetimë me Aftësi të Kufizuara”, Shoqata
organizoi takimin përmbyllës me stafin multidisiplinar dhe vullnetarët e përfshirë. Takimi u
fokusua në vlerësimin e rezultateve, reflektimin mbi procesin e zbatimit si dhe përcaktimin e
hapave të ardhshëm.

Pikat kryesore të takimit
• Prezantimi i progresit:
Koordinatorja e projektit, Suela Ndoja, paraqiti një analizë të
detajuar të zhvillimit të mini-laboratorëve dhe ndikimit të tyre te të rinjtë pjesëmarrës.
• Vlerësimi institucional: Drejtuesi i Shoqatës, Luigj Mila, falënderoi stafin dhe vullnetarët
për përkushtimin e treguar dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në garantimin e cilësisë së
aktiviteteve.
• Reflektime nga terreni: Stafi dhe vullnetarët ndanë përvoja konkrete nga puna me të rinjtë,
duke evidentuar përmirësimin e aftësive praktike, rritjen e ndërveprimit dhe motivimin e lartë
gjatë aktiviteteve.
• Sugjerime strategjike: U propozuan hapa për zgjerimin e projektit, përfshirë krijimin e
moduleve të reja praktike dhe forcimin e partneriteteve me institucionet e punësimit dhe
komunitetin lokal.

Mini-laboratorët praktikë të zhvilluar gjatë projektit
Gjatë fazës së zbatimit, projekti ka krijuar dhe zhvilluar katër mini-laboratorë praktikë, të cilët
synuan rritjen e aftësive profesionale dhe krijuese të të rinjve:
• Pirografi
• Kopshtari
• Artizanat
• Punime krijuese/ekspresive


Në fillim të projektit u përfshinë 49 persona me aftësi të kufizuara, të cilët morën pjesë në
seancat fillestare të vlerësimit. Pas një procesi të detajuar të vlerësimit të aftësive dhe
kompetencave, u përzgjodhën 25 të rinj, të cilët u ndanë sipas mini-laboratorëve përkatës, duke
u ofruar mbështetje të personalizuar dhe aktivitete të përshtatura me kapacitetet e tyre.

Rezultatet kryesore të projektit

1. Rritje e vetëbesimit dhe motivimit:
Pjesëmarrësit treguan përmirësime të dukshme në
angazhim, komunikim dhe marrje iniciative.

2. Zhvillim i aftësive për përfshirje në komunitet dhe treg pune: Mini-laboratorët kanë
ndihmuar në formimin e aftësive praktike, organizative dhe sociale të të rinjve.

3. Stimulim i pavarësisë: Të rinjtë kanë përfituar nga programe të orientuara drejt aftësive
të jetës dhe rritjes së autonomisë personale.

Mbështetja
• Projekti u realizua falë mbështetjes së Credins Foundation, si dhe angazhimit të partnerëve
dhe bashkëpunëtorëve që kontribuan në çdo hap të tij. Mirënjohja jonë e sinqertë shkon për të
gjithë mbështetësit që besuan në misionin tonë.

Përfundim
• Së bashku po ndërtojmë ura drejt një shoqërie më gjithëpërfshirëse, më të drejtë dhe më
të fuqizuar për të gjithë të rinjtë me aftësi të kufizuara.

Abonohu në newsletter

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Kjo website është ndërtuar nga MilanoSites
cross