ZHVILLIMI I FUSHATËS ONLINE
Fushata ndërgjegjësuese online “Reagim Aktiv” u zhvillua në periudhën 9 Janar – 25 Mars 2026, në kuadër të projektit “Reagim Aktiv: OSHC-të dhe Personat me Aftësi të Kufizuara për Mjedisin në Bashkinë Shkodër”. Fillimisht, aktiviteti ishte planifikuar të niste në muajin tetor, por zbatimi i tij u shty për në janar për shkak të disa vonesave organizative dhe koordinimit me aktorët lokalë e institucionet përkatëse.
Fushata kishte si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi sfidat me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara (PAK), duke theksuar barrierat infrastrukturore, ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe rolin e aktorëve lokalë në garantimin e përfshirjes sociale dhe mjedisore.
Gjatë periudhës së zbatimit janë realizuar 7 postime kryesore ndërgjegjësuese ne faqen e facebook te Shoqates, të strukturuara sipas një qasjeje progresive tematike dhe kohore, si më poshtë:
Postimi hyres- 9 janar 2026
Faza e nisjes së fushatës shërbeu si hap orientues për komunikimin e objektivave kryesore, duke vendosur fokusin në tre shtylla kryesore:
barrierat infrastrukturore që kufizojnë aksesin dhe lëvizjen e PAK;
ndikimin e kushteve klimatike në përditshmërinë dhe mirëqenien e tyre;
rolin e aktorëve lokalë dhe institucioneve në garantimin e përfshirjes sociale dhe mjedisore.
Në këtë fazë u prezantua qasja e fushatës, e cila synon të sjellë në vëmendje histori konkrete, përvoja reale dhe perspektiva nga organizatat dhe aktorët që punojnë me personat me aftësi të kufizuara. Fushata u konceptua si një proces sensibilizues i vazhdueshëm, me qëllim nxitjen e dialogut publik dhe promovimin e veprimit institucional dhe komunitar drejt një mjedisi më të aksesueshëm dhe gjithëpërfshirës.
Aktiviteti i nisjes shënoi fillimin e një serie postimesh informuese dhe ndërgjegjësuese në platformat sociale të projektit.
🌿 REAGIM AKTIV – Mjedis i aksesueshëm, komunitet gjithëpërfshirës!
A është mjedisi ku jetojmë i aksesueshëm dhe i sigurt për të gjithë?
Personat me aftësi të kufizuara përballen çdo ditë me pengesa që shpesh kalojnë pa u vënë re: trotuare të ngushta, hapësira publike të papërshtatshme, vështirësi në lëvizje gjatë reshjeve dhe përmbytjeve, si dhe shërbime që nuk marrin parasysh nevojat e të gjithëve.
Përmes fushatës ndërgjegjësuese online “Reagim Aktiv”, sjellim në vëmendje këto sfida dhe theksojmë se mbrojtja e mjedisit duhet të shkojë krah për krah me aksesueshmërinë, drejtësinë sociale dhe përfshirjen.
🌱 Çfarë synojmë të përcjellim përmes kësaj fushate?
Të rrisim ndërgjegjësimin për ndikimin e kushteve mjedisore dhe ndryshimeve klimatike te personat me aftësi të kufizuara.
Të evidentojmë barrierat që kufizojnë lëvizjen, pavarësinë dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën komunitare.
Të nxisim institucionet, organizatat dhe qytetarët të kontribuojnë në krijimin e hapësirave publike të sigurta, të aksesueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Të dëgjojmë përvojat e personave me aftësi të kufizuara dhe t’i përfshijmë në diskutimet dhe vendimmarrjet që ndikojnë në jetën e tyre.
💚 Një mjedis i shëndetshëm nuk është i mjaftueshëm nëse nuk është i aksesueshëm për të gjithë. Çdo trotuar, park, kosh mbeturinash dhe hapësirë publike duhet të mundësojë pjesëmarrje të barabartë.
📢 Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij reagimi! Mendoni për hapësirat që përdorni çdo ditë: a janë ato të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara? Çfarë mund të ndryshojmë së bashku?
Reagimi fillon me ndërgjegjësimin, por ndryshimi vjen përmes veprimit!
📌 Fushata zhvillohet në kuadër të projektit “Reagim Aktiv: OSHC-të dhe Personat me Aftësi të Kufizuara për Mjedisin në Bashkinë Shkodër”.
#ReagimAktiv #MjedisPërTëGjithë #Aksesueshmëri #PërfshirjeSociale #PersonatMeAftësiTëKufizuara #DrejtësiMjedisore #Shkodër
____________________________________________________________________________
Postimi 1 – Datë 26 Janar 2026
Fushata u hap me mesazhe ndërgjegjësuese në kuadër të Ditës Botërore të Edukimit Mjedisor. Postimi theksoi lidhjen midis mjedisit dhe drejtësisë sociale, duke evidentuar se ndryshimet klimatike ndikojnë në mënyrë disproporcionale tek PAK. U trajtuan barrierat infrastrukturore dhe nevoja për politika gjithëpërfshirëse që garantojnë akses dhe siguri për të gjithë qytetarët.
Synimi: Ndërgjegjësimi fillestar mbi lidhjen mjedis–PAK dhe vendosja e kornizës së fushatës.
Rezultati: Postimi nxiti reagime dhe ndërveprim nga ndjekësit në rrjetet sociale, duke kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit mbi lidhjen ndërmjet çështjeve mjedisore dhe përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara.”
Edukimi mjedisor duhet të jetë për të gjithë!
Mbrojtja e mjedisit dhe drejtësia sociale janë të lidhura ngushtë. Ndryshimet klimatike, temperaturat ekstreme, reshjet e dendura dhe përmbytjet mund të krijojnë vështirësi të veçanta për personat me aftësi të kufizuara, sidomos kur infrastruktura dhe shërbimet nuk janë të përshtatura për nevojat e tyre.
♿ Një trotuar i bllokuar, një rrugë e përmbytur apo një hapësirë publike e paarritshme mund të kufizojë lëvizjen dhe pjesëmarrjen e përditshme.
🌱 Edukimi mjedisor nuk ka të bëjë vetëm me ruajtjen e natyrës, por edhe me krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të aksesueshëm për të gjithë.
Çfarë mund të bëjmë?
Të kujdesemi për hapësirat publike.
Të kërkojmë zgjidhje të aksesueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Të dëgjojmë zërin e personave me aftësi të kufizuara.
Të mbështesim nisma që promovojnë drejtësinë mjedisore.
💚 Mjedisi është i përbashkët. Edhe përgjegjësia për ta mbrojtur duhet të jetë e përbashkët!
#ReagimAktiv #EdukimiMjedisor #DrejtësiMjedisore #Aksesueshmëri #PAK
_____________________________________________________________________________
Postimi 2 – Datë 3 Shkurt 2026
U publikua një intervistë me përfaqësuese institucionale të arsimit special, e cila trajtoi ndikimin e kushteve mjedisore dhe infrastrukturore tek PAK. Postimi theksoi rëndësinë e dëgjimit të zërit të profesionistëve dhe nevojën për politika të aksesueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Synimi: Forcimi i dimensionit profesional dhe institucional të problematikës.
♿🌿 Kur mjedisi krijon barriera, përfshirja bëhet më e vështirë.
Si ndikojnë kushtet infrastrukturore dhe mjedisore në jetën e personave me aftësi të kufizuara?
Përgjigjet kërkojnë dëgjimin e njerëzve që i përjetojnë këto sfida, si dhe të profesionistëve që punojnë çdo ditë për mbështetjen e tyre.
Përmes këtij komunikimi ndërgjegjësues, në kuadër të fushatës “Reagim Aktiv”, sjellim në vëmendje rëndësinë e perspektivës profesionale dhe institucionale për të kuptuar më mirë pengesat që kufizojnë aksesin, sigurinë dhe pjesëmarrjen në komunitet.
🌍 Një komunitet gjithëpërfshirës kërkon:
Infrastrukturë të përshtatshme dhe të aksesueshme.
Shërbime që marrin parasysh nevojat e ndryshme.
Bashkëpunim ndërmjet institucioneve dhe organizatave.
Vendimmarrje që përfshin personat me aftësi të kufizuara.
💚 Nuk mjafton të flasim për përfshirjen. Duhet të krijojmë kushtet që ajo të bëhet realitet.
#ReagimAktiv #PërfshirjeSociale #Aksesueshmëri #MjedisGjithëpërfshirës #Shkodër
_____________________________________________________________________________
Postimi 3 – Datë 20 Shkurt 2026
Në kuadër të Ditës Botërore të Drejtësisë Sociale, u zhvillua një sesion ndërgjegjësues me të rinjtë e shoqatës. U trajtua lidhja mes drejtësisë sociale dhe ndikimit të ndryshimeve klimatike tek PAK, përmes diskutimeve, punës në grupe dhe krijimit të mesazheve ndërgjegjësuese.
Synimi: Lidhja e drejtësisë sociale me përfshirjen mjedisore dhe aktivizimin e të rinjve.
Drejtësia sociale do të thotë mundësi të barabarta për të gjithë!
A mund të flasim për drejtësi sociale pa folur për aksesin në mjedis dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara?
Ndryshimet klimatike dhe kushtet e papërshtatshme mjedisore nuk ndikojnë te të gjithë në të njëjtën mënyrë. Kur mungojnë trotuaret e përshtatshme, hapësirat e sigurta dhe shërbimet e aksesueshme, personat me aftësi të kufizuara mund të përballen me pengesa shtesë në jetën e përditshme.
🌱 Sot, përmes diskutimeve dhe mesazheve ndërgjegjësuese me të rinjtë, nxisim reflektimin mbi lidhjen mes drejtësisë sociale, mbrojtjes së mjedisit dhe përgjegjësisë qytetare.
📢 Çdo i ri mund të bëhet pjesë e ndryshimit!
Duke identifikuar barrierat në komunitet.
Duke propozuar zgjidhje konkrete.
Duke promovuar respektin dhe barazinë.
Duke mbështetur një mjedis të sigurt dhe të aksesueshëm për të gjithë.
🌍 Drejtësia sociale fillon kur askush nuk lihet pas.
#ReagimAktiv #DrejtësiSociale #MjedisPërTëGjithë #TëRinjtë #Përfshirje
Postimi 4 – Datë 10 Mars 2026
U theksuan përvojat reale të përfituesve, përfshirë një pjesëmarrës me paraplegji, i cili ndau vështirësitë në lëvizje për shkak të infrastrukturës së papërshtatshme dhe kushteve klimatike (shi, përmbytje, trotuare të ngushta). Postimi përfshiu gjithashtu shembuj nga zona “Arra e Madhe”, duke evidentuar pengesat konkrete në aksesin në arsim dhe jetën komunitare.
Synimi: Evidentimi i realiteteve konkrete dhe përforcimi i dimensionit human të problematikës.
♿🌧️ Një pengesë për dikë mund të jetë një mur i pakapërcyeshëm për dikë tjetër.
Për një person me paraplegji, një trotuar i ngushtë, një rrugë e përmbytur apo një kalim i papërshtatshëm mund ta bëjë të vështirë ose të pamundur lëvizjen e sigurt.
Kur reshjet e dendura dhe përmbytjet bashkohen me infrastrukturën e papërshtatshme, vështirësitë bëhen edhe më të mëdha. Këto barriera mund të ndikojnë në aksesin në arsim, shërbime dhe aktivitete të jetës komunitare.
Edhe në zona të Shkodrës, si “Arra e Madhe”, është e rëndësishme të vëmë re se si kushtet e hapësirave publike ndikojnë në mundësitë e përditshme të personave me aftësi të kufizuara.
🌍 Aksesueshmëria nuk është luks. Është kusht për pjesëmarrje të barabartë.
Nevojiten hapësira publike të planifikuara me kujdes, masa për përballimin e kushteve klimatike dhe zgjidhje që marrin parasysh nevojat e të gjithë qytetarëve.
💚 Le të dëgjojmë përvojat e personave me aftësi të kufizuara dhe të veprojmë për një komunitet më të sigurt e më gjithëpërfshirës.
#ReagimAktiv #Aksesueshmëri #NdryshimetKlimatike #Shkodër #PAK #MjedisGjithëpërfshirës
______________________________________________________________________________
Postimi 5 – Datë 21 Mars 2026
U publikua një rast konkret i barrierave në hapësirat publike, ku u evidentua vështirësia e përdorimit të koshave të mbeturinave për një vajzë me nanizëm, për shkak të dizajnit të papërshtatshëm të infrastrukturës urbane. Rasti shërbeu si shembull i nevojës për dizajn universal dhe aksesueshmëri në shërbimet publike.
Synimi: Evidentimi i barrierave strukturore në shërbimet publike dhe promovimi i dizajnit gjithëpërfshirës.
🗑️ A janë shërbimet publike të përshtatshme për të gjithë?
Mendoni për një veprim të thjeshtë të përditshëm, si hedhja e mbeturinave në kosh. Për një vajzë me nanizëm, një kosh i projektuar pa marrë parasysh lartësinë dhe nevojat e përdoruesve mund të përbëjë një pengesë reale.
Ky shembull na kujton se pengesat nuk gjenden vetëm në rrugë dhe trotuare. Ato mund të jenë pjesë edhe e objekteve dhe shërbimeve që përdorim çdo ditë.
🌱 Dizajni universal synon që hapësirat, produktet dhe shërbimet të planifikohen e të përdoren nga sa më shumë njerëz, pa krijuar pengesa të panevojshme.
Çfarë duhet të kemi parasysh?
Lartësinë dhe vendosjen e pajisjeve publike.
Përdorimin e lehtë dhe të sigurt nga njerëz me nevoja të ndryshme.
Konsultimin me personat me aftësi të kufizuara gjatë planifikimit.
Përgjegjësinë e institucioneve për shërbime të aksesueshme.
💚 Një qytet gjithëpërfshirës ndërtohet duke menduar për të gjithë, jo vetëm për shumicën.
#ReagimAktiv #DizajnUniversal #Aksesueshmëri #PërfshirjeSociale #Shkodër
______________________________________________________________________________
Postimi 6 – Datë 25 Mars 2026 (Mbyllja e fushatës)
Fushata u përmbyll me një mesazh përmbledhës ndërgjegjësues, duke reflektuar mbi të gjitha temat e trajtuara gjatë periudhës janar–mars. U theksua ndikimi i drejtpërdrejtë i kushteve klimatike në mirëqenien e PAK, përfshirë efektet fizike, psikologjike dhe sociale, si dhe nevoja për veprim të koordinuar institucional dhe komunitar.
Synimi: Përmbledhje e mesazheve kryesore dhe mbyllja e fushatës me thirrje për veprim.
“Reagim Aktiv” – Ndryshimi fillon me ne, por kërkon veprimin e të gjithëve!
Mjedisi, klima dhe aksesueshmëria ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së personave me aftësi të kufizuara.
Barrierat infrastrukturore, kushtet e vështira klimatike dhe shërbimet e papërshtatshme mund të kufizojnë jo vetëm lëvizjen, por edhe mirëqenien fizike, psikologjike dhe sociale.
Për këtë arsye, mbrojtja e mjedisit duhet të shoqërohet me masa konkrete për aksesueshmëri dhe përfshirje.
💚 Çfarë kërkon një komunitet gjithëpërfshirës?🌍 Hapësira publike të sigurta dhe të aksesueshme.♿ Shërbime që marrin parasysh nevojat e të gjithëve.🤝 Bashkëpunim mes institucioneve, organizatave dhe qytetarëve.📢 Pjesëmarrje aktive të personave me aftësi të kufizuara në vendimmarrje.
Fushata “Reagim Aktiv” na fton të mos i shohim barrierat si diçka të zakonshme, por si sfida që mund dhe duhet të adresohen së bashku.
Mjedisi është i të gjithëve. Përgjegjësia është e përbashkët. Askush nuk duhet të mbetet pas!
📌 Në kuadër të projektit “Reagim Aktiv: OSHC-të dhe Personat me Aftësi të Kufizuara për Mjedisin në Bashkinë Shkodër”.
#ReagimAktiv #MjedisPërTëGjithë #Aksesueshmëri #DrejtësiMjedisore #PërfshirjeSociale #Shkodër
Përmbledhje teknike e fushatës
Fushata u zhvillua në mënyrë të vazhdueshme për një periudhë tre mujore dhe arriti të krijojë një narrativë të qëndrueshme ndërgjegjësimi, duke kombinuar:
përvoja reale të përfituesve, ekspertizë institucionale,
aktivitete edukative me të rinj, dhe shembuj konkretë të barrierave infrastrukturore.
Përmes kësaj qasjeje, u rrit ndërgjegjësimi publik mbi nevojën për politika gjithëpërfshirëse mjedisore dhe përfshirjen aktive të personave me aftësi të kufizuara në jetën komunitare dhe vendimmarrje.
Campaigns