Projekti Reagim aktiv në tryezën e Prefektit të Qarkut Shkodër.

Dhjetor, 2025
Takimi u realizuar me datë 09/12/2025 në orën 14.30

Të pranishë m në takim ishin Znj. Holta Dudo Prefekte e Qarkut Shkodër, Z. Andris Tufi Pë rgjegjës Sektori në Prefekturë n e Qarkut Shkodër, Z. Luigj Mila Ekspert Mjedisi, Zj. Nora Banda Lehtësuese Lokale.

Qëllimi i takimit

Prezantimi i Projektit “Reagim Aktiv” që do të zbatohet nga Shoqata “Projekti Shpresa”, mbështetur nga Green-AL, financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunimin dhe Zhvillim (Sida), zbatohet nga Co-PLAN Istituti për Zhvillimin e Habitatit, në bashkëpunim me Vis Albania dhe COSV-Cooperazione per lo Sviluppo.
Gjatë takimit u prezantuan objektivat kryesore të projektit “Reagim Aktiv”, me fokus të veçantë tek adresimi i barrierave mjedisore dhe infrastrukturore me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara në territorin e Qarkut Shkodër.

Prefektja shprehu mbështetjen institucionale për këtë iniciativë, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit ndërinstitucional dhe përfshirjes aktive të aktorëve lokalë për përmirësimin e aksesueshmërisë dhe kushteve të jetesës për këtë kategori.

U diskutua gjithashtu roli i institucioneve publike në identifikimin e problematikave ekzistuese dhe ndërmarrjen e hapave konkretë për reduktimin e barrierave mjedisore, në përputhje me kuadrin ligjor dhe politikat gjithëpërfshirëse.

Si përfundim, takimi shërbeu si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional dhe krijimit të një qasjeje të përbashkët për reagim aktiv dhe ndërhyrje konkrete në dobi të personave me aftësi të kufizuara, duke hedhur bazat për veprime të mëtejshme dhe koordinim të vazhdueshëm.

Abonohu në newsletter

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Kjo website është ndërtuar nga MilanoSites
cross