Fuqizimi i Shëndetit dhe Mirëqenies

Dhjetor, 2025
Fuqizimi i Shëndetit dhe Mirëqenies: Laboratorë të Angazhimit në Punë për Personat e Rritur Jetimë me Aftësi të Kufizuara në Nevojë

Projekti “Fuqizimi i Shëndetit dhe Mirëqenies” ka vijuar me përkushtim që nga muaji qershor dhe do të vazhdojë deri në fillim të muajit dhjetor, duke mbështetur personat e rritur jetimë me aftësi të kufizuara në përfshirjen sociale, zhvillimin personal dhe përgatitjen për angazhim në aktivitete të punës praktike.

Ky projekt synon të krijojë hapësira të sigurta, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, ku pjesëmarrësit të mund të zhvillojnë aftësitë e tyre, të rrisin mirëqenien mendore dhe emocionale, si dhe të fitojnë kompetenca që i ndihmojnë në jetën e përditshme dhe në angazhimin komunitar.

Laboratorët krijues dhe praktikë zhvillohen në këto fusha:
• Pirografi
• Kopshtari
• Artizanat
• Punime kreative dhe okupacionale

Aktivitetet po zhvillohen në Qendrën e Aktivizimit Ditor “Antonio Bozza”, një mjedis i përkushtuar që ofron mbështetje profesionale dhe një atmosferë të ngrohtë për rritje dhe zhvillim.

Pjesëmarrja dhe rezultatet e deritanishme:
Në projekt marrin pjesë 49 persona me aftësi të kufizuara nga shtëpi–familje të ndryshme. Nga këta, 25 pjesëmarrës që janë nëpër mini-laboratore sipas kanë preferencave dhe aftësive të tyre kanë arritur të fitojnë aftësi për t’u angazhuar në procese të thjeshta pune, kanë zhvilluar aftësi më të mira ndërvepruese dhe kanë përjetuar përmirësim të dukshëm në mirëqenien e tyre psikologjike.

Ky progres pasqyron jo vetëm vlerën e mini-laboratorëve praktikë, por edhe ndikimin pozitiv të mbështetjes emocionale, sociale dhe komunitare të ofruar gjatë projektit.

Qëllimet kryesore të projektit mbeten:
1. Rritja e motivimit, vetëbesimit dhe vetëvlerësimit
2. Zhvillimi i aftësive për përfshirje në komunitet dhe orientim drejt punësimit
3. Nxitja e pavarësisë dhe përgatitja për një jetë më aktive, të qëndrueshme dhe dinjitoze

Mirënjohje:
Ky projekt është bërë i mundur falë mbështetjes së Credins Foundation dhe kontributit të shumë dashamirësve dhe partnerëve që besuan në misionin tonë.

Së bashku po ndërtojmë ura drejt një shoqërie më gjithëpërfshirëse, më të drejtë dhe më të ndjeshme ndaj nevojave të çdo individi.

Abonohu në newsletter

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Kjo website është ndërtuar nga MilanoSites
cross